Monday, 18. May 2026
Sport

Pamje emocionuese: Momenti kur Luis Diaz takon babain për herë të parë pasi u lirua nga rrëmbimi

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz është takuar të martën (sot) me babain e tij, për herë të parë pasi ky i fundit u lirua nga rrëmbyesit pak kohë më parë.

Ka qenë Federata Kolumbiane e Futbollit e cila ka publikuar pamjet e momentit të ribashkimit të Luis Diazit me babain e tij, takim në të cilin nuk munguan as përqafimet mes tyre, përcjell lajmi.net.

Babai dhe nëna e Luis Diaz u rrëmbyen në Kolumbinë veriore nga një grup gueril në fund të muajit tetor.

Nëna e futbollistit të Liverpoolit u shpëtua brenda pak kohësh nga policia vendase, ndërkaq babai i tij tek më vonë./Lajmi.net/

Teilen: