Sunday, 10. May 2026
Sport

PAMJE TË RËNDA! Shpërthen dhuna në “Elbasan Arena”, tifozët e Elbasanit SHERR MASIV me ata të Tiranës (Video)

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Elbasani dhe Tirana do të përballen sot në kuadër të javës së 36-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 16:00.

Sapo tifozët e dy ekipeve janë futur në stadium, ka shpërthyer dhuna. Tifozët e Elbasanit janë nisur me shpejtësi drejt tribunës ku ndodhen ata të Tiranës, duke i sulmuar me mjete të ndryshme.

Situata ka përshkallëzuar, me dhunë barbare mes dy tifozerive rivale.

Siç shihet në videon e siguruar nga Newsport.al, asnjë prej stjuartëve nuk ka “mundësinë” të ndërhyjë, për shkak të rrëmujës.

View this post on Instagram


A post shared by @newsbomb_albania

Teilen: