Në stadiumin “Maradona” pritej spektakël dhe Milani me Napolin e mbajnë fjalën duke dhuruar një barazim me gola. Një ndeshje me dy tablo, ku në të parën dominoi Milani me rezultat, ndërsa në të dytën Napoli i kthen reston. Ja si u vlerësuan lojtarët dhe trajneri kuqezi pas barazimit me Napolin.
NOTAT E MILANIT
MENJA 5 – Shmang një gol të sigurt, por befasohet dy herë në shtyllën e tij duke kompromentuar sfidën e Milanit.
KALABRIA 6 – Pas një pjese të parë prej manuali të futbollit, kapiteni dhuron edhe një të dytë duke limituar Kvaratskhelian. Ka mundësi të dhurojë golin e fitores, por shpërdoron dy hapa nga porta.
KALULU PA NOTË – Mëkat, e kishte nisur mirë. (Nga 19′ Pelegrino 5.5 – Ndeshja më pak e këshillueshme për debutim, por argjentinasi i fut jo pak të dridhura prapavijës.) (Nga 87 Florenci pa notë.)
TOMORI 6 – I vetmi që i reziston ciklonit napolitan pa u përpirë.
HERNANDEZ 5.5 – Edhe ai zhduket nga skena në pjesën e dytë. Akoma më i rëndë fakti që nuk ka asnjë arsye.
MUSAH 6 – I palodhur e i kudogjendur, por ndonjëherë nuk mjaftojnë thjesht muskujt.
KRUNIÇ 5.5 – Regjia për “Oscar” e pjesës së parë i lë vend një filmi me metrazh të shkurtër pa skenar e pa asnjë shije.
REIJNDERS 5.5 – Holandezi vazhdon të jetë një pjesë e vështirë për t’u deshifruar në “mozaikun” e Piolit. E nisi si fantazist, më pas u zmbraps, por vuajti, si në sasi, ashtu edhe në cilësi.
PULISIÇ 6 – Ndër më të mirët për Milanin, por si shumë shokë në këto kohë, edhe ai i dorëzohet dëmtimit. (Nga 46′ Romero 5 – Faulli që sjell golin e Raspadorit dhe një karton i kuq për Natan janë gjithçka e mbrëmjes së vakët të argjentinasit.)
ZHIRU 7.5 – Dopietë fantastike dhe rikthim te goli, që për fatin e tij të keq i shërbejnë pak Milanit. (Nga 81′ Joviç pa notë – Diçka më shumë se dhjetë minuta, por përsëri asnjë gjurmë.)
LEAO 6 – Skuadra spostohet djathtas dhe portugezi ka hapësira që nuk i shfrytëzon. Ka edhe dy raste pas barazimit napolitan, teksa lë fushën me nerva. (Nga 81′ Okafor pa notë – Zvicerani nuk është në formë dhe kjo u pa edhe dje.)
TRAJNER PIOLI 6 – Bukën duhet ta gatuajë me miellin që ka, por mënyra se si skuadra shkërmoqet ka faktorë mendorë. Pioli duhet të bëjë më shumë seanca psikologjike sesa taktike siç ishte rikthimi te 4-2-3-1-shi.
PANORAMASPORT.AL