Saturday, 12. September 2026
Sport

Partizani-Dinamo në RTSH, Bratu: Nuk ishte dita jonë

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas humbjes 4-2 në derbin ndaj Dinamos. Tekniku pranon se skuadra e tij pëson shumë gola, por i pëlqen sjella e lojtarëve në fushë.

“Tetë gola të pësuar? Është e vërtetë. Janë gola shumë të lehtë. Por edhe në pjesën e parë mendoj se humbëm shumë raste. Jemi mirë në kontrollin e topit, dhurojmë shumë topa në mesfushë, nisemi mirë në kundërsulm. Ishte një tjetër gol në goditje standarde, për këtë jam i mërzitur sepse ne punojmë. Në përgjithësi, skuadra ime lufton. Ka sjellje të mirë. Nuk ishte dita jonë sot.

Nuk është gjë e mirë të pësosh 4 gola në shtëpi. Tani është momenti që për mua të analizoj. Deri tani nuk ka qenë momenti. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim pikët sepse objektivi ynë është të fitojmë”, ka thënë mes të tjerash Bratu.

Teilen: