Tuesday, 5. May 2026
Sport

Partizani promovon sulmuesin e akademisë, kontratë profesionisti për Qokthin

GS 16/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Partizanit ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Nebi Qokthi. Sulmuesi i talentuar, i cili ishte pjesë e ekipit U-19 në Akademinë e Futbollit Partizani, është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë.

“Qokthi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”, bën me dije klubi pas firmës së talentit.

Teilen: