• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani, Shehi: Kishim shanset tona, por nuk i shfrytëzuam

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur pas humbjes 2-0 të pësuar në Gjeorgji përballë Iberia 1999. “Mendoj se disa episode mund të ishin trajtuar ndryshe”, ka theksuar ndër të tjera trajneri i të kuqve, ndërsa ka besim në mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e kthimit.

“Jemi ndëshkuar nga një 11 metërsh pas një topi të humbur nga ana jonë dhe në tranzicion kundërshtari na kapi një moment që mund ta shmangnim. Nga minuta e 50 mbetëm nē inferioritet numerik pas kartonit tē kuq të Rrapaj dhe patjetër që menduam të  ndryshonin mënyrën se si do të vendosemi për tu rinisur”.

“Kur je me një lojtar më pak do të kërkosh të kapësh kundërshtarin në kundërsulm. Kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit shanset që do të kemi ti shfrytëzojmë edhe pse e dimë që do të jetë krejt tjetër ndeshje”.

“Gjykimi? Mendoj që disa episode mund të ishin trajtuar ndryshe nga gjyqtari sepse kishte disa momente siç na ndëshkonte ne me kartonë gjyqtari mund të ndëshkonte edhe kundërshtarin. Mund të kishte edhe lojtarë të Iberias që mund të ndëshkoheshin me dy kartonë të verdhë”.

“Në ndeshjen e kthimit e dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve tanë dhe do të jetë një atmosferë shumë ndryshe nga kjo në Tbilisi”.

Next Post

Brondby shumë i fortë, fitore tenistike ndaj Llapit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.