• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pas gafës me Sasuolën, Federiko Gatit i kthehet buzëqeshja: Këtë herë shënova në portën e duhur…

09/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federiko Gati gjithmonë e më shumë një lider i ri i Juventusit, i cili me mënyrën e festimit të tij dhe ndjeshmërinë që tregon ndaj bluzës bardhezi i ngjan gjithmonë e më shumë atij që zëvendësoi, Xhorxho Kielinit.

gati

Dhe pas gafës me Sasuolon, e cila u shoqërua me shumë akuza, tashmë mbrojtësi i torinezëve mund të festojë: “Këtë herë shënova në portën e duhur (qesh)… Në këtë jetë gjithçka paguhet dhe unë nuk u dorëzova kurrsesi ndaj një gabimi si ai. Madje, më ndihmoi që të mësoj të jem edhe më i qetë, ndonëse me e rëndësishmja është që arritëm të fitojmë një ndeshje të vështirë, në një moment delikat për ne. Bëmë një paraqitje madhështore si skuadër, nuk pësuam dhe asnjëherë nuk u ndjemë në rrezik. Dhe mendoj se me këtë frymë, Juventusi do të rikthehet aty ku meriton, te trofetë. Kam bindje brenda vetes.

Një festim “alla Kielini” poshtë tribunës ultras? Unë kam dëshirë që të luftoj çdo fundjavë për këtë bluzë dhe do ta bëj, dua ta tregoj. Sepse e vërteta është që jemi një grup i çmendur, luftojmë në çdo top dhe aq më tepër sivjet, pas dy sezoneve pa trofe, të gjithë ndiejmë përgjegjësinë për të kthyer Juven aty ku ajo e ka vendin. Kombëtarja një tjetër çmim për mua? Po, absolutisht dhe jam tepër i lumtur. Na presin dy ndeshje vendimtare, sepse duhet të shkojmë në Europian, nuk ka justifikime për Italinë”, tha juventini Gati.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ekskluzivisht për lajmi.net, Gianni De Biasi flet për gjasat e “kuqezinjve” për “Euro 2024”, e përmend edhe Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.