• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pas sanksioneve ndaj Evertonit, avokati: Siti dhe Çelsi në rrezik rënieje

18/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Evertoni e mori dënimin e saj, por në Angli, Mançester Siti dhe Çelsi rrezikojnë sanksione më të rënda, deri në zbritje nga Premier Liga nëse do të shpallen fajtore. Kampionët e Anglisë janë nën hetim për shkeljen e 115 rregullave të “fair play-t financiar”, ndërkohë që Çelsi rrezikon për shkak të disa pagesave të bëra nga ish-pronari Roman Abramoviç.

Financial-Fair-Play-fallout-Man-City-and-Chelsea-face-relegation-threat-after-Evertons-10-point-deduction

“Dënimi me 10 pikë i Evertonit, mua më duket i ashpër. Por kjo përforcon faktin se sanksionet kundër Sitit [nëse vërtetohen] dhe tani Çelsit [nëse akuzohet dhe pranohen pagesat jashtë bilanceve] do mund të nxiten të jenë deri në rënie”, deklaroi Stefan Borson, një ish-avokat që ka këshilluar Sitin.

E ardhmja e Evertonit në dyshim

E ardhmja e klubit të Evertonit mbetet në udhëkryq pas lajmit të dënimit, ku gjasat janë edhe për ndëshkim të dytë me zbritjen e 9 pikëve të tjera. Në shtator, pronari Farhad Moshiri, ra dakord të shiste 94% të aksioneve të tij te fondi amerikan i investimit 777. Tanimë marrëveshja është duke kaluar procesin rregullator, ndërkohë që pritet që gjithçka të formalizohet muajin e ardhshëm. Evertoni është edhe në procesin e ndërtimit të një stadiumi të ri që do të hapet në fund të vitit 2024.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​U21/ Anglia shkon në pushim në epërsi kundër Serbisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.