Tuesday, 29. September 2026
Futboll

🔥 Pas shpalljes fajtor të Man. City, dy klubet e njohura nisin kontaktet me Haaland

GS 27/09/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura kundër tij nga Premier League, për shkelje të nodhura në periudhën nga iti 2009 deri në vitin 2018.

Megjithatë, ende nuk dihet shkalla e dënimit përfundimtar që do të marrin “Qytetarët”. Klubet rivale shpresojnë që dënimi të jetë maksimal dhe Man. City të përfundojë në Championship, ose në kategoritë e tjera më të ulta. Përveç largimit të një rivali direkt, synimi është të forcohen duke transferuar disa nga yjet e Man. City, të cilët sigurisht që do të largohen në rast dënimi të rëndë, siç është përjashtimi nga Premier League.

Objektivi kryesor do të jetë padyshim Erling Haaland. Sipas Football Insider, Real Madrid dhe Arsenal janë dy klubet e para që kanë bërë tashmë kontaktet e para për të shqyrtuar një transferim të mundshëm të Erling Haaland, në rast dënimi të Man, City-t dhe përjashtimit nga Premier League.

Sulmuesi norvegjez ka një kontratë deri në qershor të vitit 2034 dhe nuk ka një klauzolë largimi në rast rënieje nga Premier League. Gjithsesi, ka ende kohë sa të merret vendimi përfundimtar për 114 akuzat për të cilat Manchester City është shpallur fajtor.

Teilen: