Friday, 1. May 2026
Sport

Pasi Serbia u ankua, UEFA largon nga kampionati evropian gazetarin kosovar Arlind Sadiku

GS 19/06/2024 1 Min. Lesezeit

UEFA ka marrë vendim që të përjashtojë nga kampionati evropian “EURO 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku.

Deri tek vendim erdhi si shkak i gjestit të gazetarit Sadiku në ndeshjen Seri-Angli, e cila u zhvillua më 16 qershor, e ku ai kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës para tifozëve serbë.

Sadiku këtë reagim e kishte bërë pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

E pas kësaj, Arlind Sadiku ka deklaruar se “Kosova është zemra e Shqipërisë” dhe se nuk i bie fare “pishman” për atë gjest që sipas tij u bë në ndikim të brohoritjeve të shumta që bënin serbët.

Gjesti i bërë nga Arlind Sadiku është parë si provokim nga pala serbe e cila më pas ka kërkuar nga UEFA që të marrë masa.

Tutje merret vesh se gazetari nga Kosova tashmë ndeshjet do t’i ndjek nga larg pasi i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot në ndeshjen Shqipëri-Kroaci dhe as në përballjet e ekipeve të tjera në këtë kampionat./Lajmi.net/

Teilen: