Alexandre Pato është i bindur që Goncalo Ramos do të shkelqejë te Milan. Portugezi është transferimi më i shtrenjtë në historinë e kuqezinjve, të cilët paguan 75 milionë euro te PSG këtë verë për kartonin e tij.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Pato shpjegoi sipas këndvështrimit të tij pse Goncalo Ramos është ndryshe nga sulmuesit e tjerë.
“E kam parë disa herë gjatë Kupës së Botës. Ai është shumë i fortë. Ai luan një lojë të ndryshme nga ajo e një qendërsulmuesi klasik sepse shkon thellë për të marrë pjesë në ndërtimin e aksioneve dhe gjithashtu mund të lëvizë anash për të ndihmuar shokët e tij të ekipit. Shpresoj vërtet që ai të arrijë të shënojë shumë gola”, tha braziliani.
Teilen: