Mbrojtësi i Interit dhe i Francës, Benzhamë Pavar gjatë programit TF1 “Telefoot”, u ndal tek aventura me zikaltërit si dhe tek roli i tij i ri.

“Jam shumë i lumtur, zbulova një vend përrallor ku tifozët janë të jashtëzakonshëm. Është fantastik, të luaj në Itali më bën të ndihem mirë. Është një pozicion që e dua, u largova nga Bajerni për të luajtur si qendërmbrojtës dhe fitova vendin tim në kombëtare si qendërmbrojtës. Pastaj padyshim që gjithçka më përshtatet”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: