Tuesday, 26. May 2026
Sport

Paviq largohet nga Vëllaznimi

GS 23/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kroati Branimir Paviq më nuk është trajner i KB Vëllaznimit nga Gjakova.

Ekipi i Superligës së Kosovës në basketboll, të mërkurën ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Paviqin, të cilin e pati emëruar trajner para fillimit të këtij sezoni.

Në njoftimin e Vëllaznimit thuhet se me marrëveshje të dyanshme e kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Branimit Paviq, të cilin e kanë falënderuar për kontributin dhe i kanë dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vëllaznimi ka thënë se tashmë ka nisur punën për të gjetur trajnerin e ri, i cili do ta vazhdoj punën dhe do ta kthej ekipin në rrugën e fitoreve.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara deri më tani, Vëllaznimi zë vendin e gjashtë në tabelë me dy fitore dhe katër humbje.

Ndeshjen e radhës, Vëllaznimi e luan në udhëtim kundër skuadrës së Sigal Prishtinës në kuadër të xhiros së shtatë.

Teilen: