Sunday, 24. May 2026
Futboll

Pedro zbulon “sekretin” e madh pas ndeshjes së fundit: U porpoqa të bindja Messi-n të vinte te Lazio, por…

GS 24/05/2026 2 Min. Lesezeit

Pas plot 5 sezonesh, Pedro i ka dhënë lamtumirën Lazio-s në ndeshjen e djeshme ndaj Pisa, ku shënoi dhe një gol në fitoren 2-1. Duke folur për kanalet zyrtare të klubit pas ndeshjes, sulmuesi spanjoll zbuloi se ishte përpjekur disa herë për të bindur ish-shokë të skuadrave të mëparshme që të transferoheshin te Lazio.

“Gjithmonë kam provuar. Edhe me Messin, padyshim që nuk ishte e lehtë (qesh). Pastaj Jordi Alba dhe De Gea, kur ishin agjentë të lirë. Gjithashtu mbaj mend që fola me Marc Bartra-n me Sarrin. Dhe me David Luiz. Do të doja shumë t’i lija të përjetonin pasionin e tifozëve lazialë”, tha Pedro.

Duke ditur përplasjet e vazhdueshme që tifozët e Lazio-s kanë pasur vitet e fundit me presidentin Claudio Lotito, Pedro bëri thirrje për unitet, nëse duan që klubi i tyre të jetë i suksesshëm.

“Gjëja e parë është të gjejmë përsëri unitetin midis skuadrës, tifozëve dhe klubit, të gjithë duke tërhequr në të njëjtin drejtim. Jam i sigurt se brenda pak vitesh Lazio do të kthehet për të fituar trofe dhe për të luftuar për Evropën. Dhe shpresoj të kthehem një ditë për të ndihmuar”, shtoi Pedro.

Teilen: