Peja 03 – Bashkimi është ndeshja që vendos për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës për basketbolliste.
Kjo ndeshje luhet sot prej orës 19:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe është e fundit e serisë finale të “play-offit”.
Në fakt, kjo është përballja e shtatë finale, në të cilën edhe do të përcaktohet skuadra kampione për sezonin 2025/26.
Në gjashtë ndeshjet e para, rezultati i përgjithshëm është 3:3 dhe Peja 03 ka përparësinë e terrenit në duelin e fundit pasi në stinorin e rregullt doli e para.
Kjo ndeshje pritet të jetë më interesante se të gjitha tjerat ndërmjet këtyre dy skuadrave, pasi si Peja 03 ashtu edhe Bashkimi duan ta mbyllin sezonin me titull.
Këto dy skuadra kanë pasur fjalën kryesore këtë sezon pasi janë përballur në të gjitha finalet e mundshme, me Pejën 03 që ka triumfuar në Superkupën e Kosovës dhe Bashkimin që ka fituar në Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës.
Bashkimi është kampion në fuqi dhe po kërkon titullin e katërt rresht, ndërsa Peja 03 të parin në histori të klubit.