Monday, 27. April 2026
Sport

Peja fiton derbin ndaj Trepçës

GS 05/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia në fuqi, Trepça e ka nisur sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll, me humbje.

Të dielën mbrëma, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça ka pësuar nga skuadra e Pejës me shifrat 86:80 në kuadër të xhiros së parë.

Skuadra e Pejës gjatë tërë kohës ishte më e mirë, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe duke e dominuar Trepçën, ekip që arriti ta fitoj vetëm një çerek, të tretin – 23:18.

Çerekët tjerë ishin në favor të Pejës (25:21, 22:18, 21:18), për ta nisur sezonin e ri me fitore.

Gjashtë basketbollistë te Peja, e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, përfshirë edhe kapitenin Dardan Berisha që realizoi 19 pikë, 2 kërcime e po aq asistime.

Jordan Johnson pati 14 pikë e 9 kërcime, ndërsa Alan Herndon shtoi 10 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.

Në anën tjetër, te Trepça me i dalluari ishte Ja’Cori Payne me 20 pikë e 12 asistime, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Shawn Jones (14) e Chad Brown (14 pikë, 10 kërcime) por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen në nisje të sezonit të ri.

Teilen: