Sunday, 15. March 2026
Sport

Peja fiton duelin e tensionuar në Suharekë

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Pejës ka bërë një hap drejt kalimit në gjysmëfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja po avancon 1:0 ndaj Golden Eagle Yllit në serinë çerekfinale pasi fitoi ndeshjen e parë të luajtur në Suharekë.

Të enjten mbrëma, në palestrën “13 Qershor”, Peja triumfoi ndaj Yllit me shifrat 77:71 dhe tani është vetëm një fitore larg avancimit në gjysmëfinale, me duelin e kthimit që luhet këtë vikend në palestrën “Karagaçi”.

Pejanët u treguan më të mirë se Ylli në dy çerekët e parë kurse e fituan edhe të fundit për ta konfirmuar fitoren ndaj Yllit.

Benas Griciunas me 17 pikë e 12 kërcime ishte më i dalluari te Peja, ndërsa te Ylli u veçua Lis Shoshi me 16 pikë e 12 kërcime.

Kjo ndeshje ishte e tensionuar për shkak se u ndërpre për gati një orë në fund të çerekut e dytë, pasi pati hedhje të gjësendeve nga tifozët vendas dhe përleshje me karrige derisa lojtarët e Pejës po largoheshin nga parketi në drejtim të zhveshtores.

Teilen: