Sunday, 17. May 2026
Sport

Pensionimi në moshën 32-vjeçare, Hazard: Nuk po argëtohesha më, s’isha i interesuar të luaja për para…

GS 19/10/2023 1 Min. Lesezeit

Eden Hazard i veshi përsëri këpucët e futbollit për të luajtur në një ndeshje bamirësie në Kalais. Pas përfundimit të duelit, ish-sulmuesi belg për “SH Les Sports+” tregoi arsyet që e shtynë të tërhiqej në moshën 32-vjeçare.

hazard

“Nuk mund të shpjegosh gjithçka në jetë. Unë jam në paqe me veten time. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë, unë kisha menduar për tërheqjen për një kohë të gjatë. Kur u largova nga kombëtarja, po mendoja të tërhiqesha plotësisht, duke qenë se vija nga një periudhë e komplikuar me Real Madridin. Gjithmonë kisha thënë se do të ndaloja sapo të kuptoja se nuk isha më duke u argëtuar në fushë. Nuk doja të vazhdoja të luaja diku vetëm për para dhe të tërhiqesha ishte zgjidhja më e mirë. Nuk ndjeja më kënaqësi në stërvitje, gjithashtu nuk luaja më”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: