Marvin Faly Dogue dhe Mohamed El Ashqar janë fituesit e gjysmëfinaleve të Kupës së Botës në Pentathlon Modern. Bëhet fjalë për finalet e këtij edicionit, të cilat, edhe pse nën temperatura të larta të ajrit në kryeqytetin e Hungarisë, janë duke tërhequr spektatorë dhe duke dhënë spektakël në çdo disiplinë të pentatlonit.
Në gjysmëfinalen e parë, gjermani Dogue, i cili ishte fitues në etapën e tretë të Kupës së Botës në Budapest, ishte në vendin e dytë në përfundim të garës së skermës.
E më pas i treti në përfundim të notit në 100 metra stil i lirë, kurse gjithçka e përmbylli në vrapimin me lazer, teksa grumbulloi 1563 pikë. Pas tij polaku Gutkovski me 1561 pikë dhe çeku Tuma me 1560 pikë.
Në gjysmëfinalen e dytë, teksa nuk është dalluar as në skermë dhe as në kalimin me pengesa, El Ashqar e nis dominimin e tij në not 100 metra stil i lirë për të vijuar atë në vrapimin me lazer. 1559 pikë për egjiptianin, që la nga pas bjellorusin Netzerau me 1554 dhe hungarezin Zep po me 1554 pikë.
E diela do të jetë për finalet, vajzat në ora 10:30 dhe djemtë në ora 14:30, për të ulur siparin e Kupës së Botës në pentathlonin modern, që është ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar.