Tuesday, 12. May 2026
Sport

Peposhi i bashkohet Ferizajt

GS 19/06/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Ergys Peposhi ka arritur marrëveshjen me klubin e Ferizajt.

Skuadra e Ferizajt ka prezantuar futbollistin që së fundi ishte pjesë e KF Teutës së Durrësit.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ergys Peposhi.

Peposhi vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e KF Teutës. Më herët ka qenë pjesë e Kukësit, Elbasanit, dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Me vizion sulmues dhe përkushtim maksimal në çdo duel, Ergysi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në edicionin e ri”, njofton FC Ferizaj.

Teilen: