Sunday, 25. January 2026
Sport

Për herë të parë në “Abissnet Superiore”, një ndeshje drejtohet nga gjyqtare vajza

GS 06/12/2025 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë në histori, një ndeshje e kampionatit “Abissnet Superiore” u drejtua nga arbitret vajza, si në rolin kryesor ashtu edhe në pozicionet asistente.

Në ndeshjen Egnatia – Flamurtari, arbitre ishte Emanuela Rusta, ndërsa asistente në fushë ishin Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu.

Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, që tregon rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të vajzave në arbitrim.

Performanca e tyre e konsoliduar në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare ka bërë që arbitret shqiptare të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, ku u besohet vendosja e drejtësisë në nivele të larta.

Teilen: