Thursday, 21. May 2026
Sport

Përballja me ish-kapitenin, Ançeloti: Jam në Madrid prej Ramosit

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Realit të Madridit ka lëshuar një deklaratë të fortë para takimit kundër Seviljes. Mes të tjerave ai i është përgjigjur dhe interesit të mediave në lidhje me përballjen e mundshme të Madridit kundër Serxhio Ramosit.

ramos anceloti

Italiani nuk e ka humbur rastin për t’i dërguar një mesazh ish-futbollistit të tij.

“Kam një dashuri të veçantë dhe nëse jam sot këtu… është për Serxhio Ramosin. Po nëse ai nuk do të kishte shënuar gol në finalen e Champions-it, ndoshta nuk do të ishte këtu. Të gjithë e duan shumë dhe do të jetë një ndeshje e veçantë për të dhe për ne. Nëse ai shënon një gol, që shpresoj jo, ai mund të bëjë çfarë të dojë”, tha me shaka Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: