E gjithë bota e pret një përballje të fundit të ikonave të futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ajo mund të jetë po në këtë Kampionat Botëror, me Messin që dëshiron t’i shtojë yllin e 4-të Argjentinës dhe Ronaldo që dëshiron të ngrejë më në fund në qiell trofeun që e eludoi atë gjatë karrierës.
Përballja Portugali-Argjentinë mund të zhvillohet në çerekfinale, por vetëm në këtë variant.
Portugalisë, i duhet një fitore ndaj Kolumbisë sonte për të zënë vendin e parë, ku do të luante ndaj njërës prej skuadrave në vend të tretë dhe një përballje eventuale me Zvicrën, në rast të kualifikimit të “Helvetikëve”.
Ndërsa nëse humbasin apo barazojnë, ata do të luajnë ndaj skuadrës që mbyll në vend të dytë në grupin L, ku mund të përballen në raundin e 1/8-tave ndaj Spanjës.
Portugalia, luan ndeshjen me Kolumbinë në orën 01:30.