Presidenti i Paris SG-së, Naser AlKhalaifi, ka dhënë një intervistë për gazetën polake “Meczyki”, ku ndër të tjera ka prekur të ardhmen e Kilië Mbapesë. Ai ka përjashtuar mundësinë e largimit të kapitenit, duke i përçuar një mesazh të qartë Realit të Madridit.
“Mbape është një lojtar i Paris SG-së. Ai e do këtë klub dhe ai është një lojtar fantastik. Mbape është më i miri në botë. Ne jemi të lumtur që kemi Mbapenë… dhe do ta kemi gjatë atë”, deklaroi numri një i klubit francez.
Ndër të tjera, në gazetën në fjalë, shefi i PSG-së ka bërë me dije se dikur ai është përpjekur të firmosë dhe me Robert Levandovskin, që aktualisht militon në kampionatin spanjoll me Barcelonën.
PANORAMASPORT.AL