Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Liria ka triumfuar ndaj Fushë Kosovës, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjumsi dhe Ekpai realizuan golat e fitores për skuadrën nga Prizreni, fitore kjo që vlen vetëm për statistika.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 2 me 1, duke barazuar pikët me Gjilanin e vendit të 7-të.
/GazetaBlic Sport/