Janë duke u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita po përballet me Dukagjinin, derisa Fushë Kosova po luan kundër Lirisë, shkruan lajmi.net.
Në të dy përballjet nuk është shënuar ende asnjë gol dhe rezultati është ende 0:0.
Në përballjen Dukagjini – Drita, rasti më i mirë në këtë pjesë të parë ishte nga Salihu i Dritës, por goditja e tij nuk gjeti rrjetën.
Drita ka dështuar të fitojë në dy ndeshjet e fundi, por gjendet në vendin e dytë në tabelë mbrapa vetë Ballkanit.
Nga ana tjetër Dukagjini ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është në vendin e gjashtë.
Derisa Fushë Kosova e Lira janë dy skuadrat e fundit në renditjen e Superligës.
Në këtë ndeshje rastet më shumë pati Lira, por nuk i shfrytëzoi./Lajmi.net/