Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Struga – Pyunik, që po zhvillohet në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese të Conference League.
Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Struga kaloi e para në avantazh me golin e Besart Ibraimi pas 8 minutave lojë nga penalltia.
Reagimi i mysafirëve erdhi pas 23 minutave lojë, kur Villela realizoi poashtu nga penalltia.
/GazetaBlic Sport