Saturday, 5. September 2026
Sport

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

GS 05/09/2026 2 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të ndeshjes mes KF Rilindjes dhe KF Arbërisë, e cila përfundoi me rezultat 3-1, ka pasur përplasje mes pjesëtarëve të dy klubeve.

KF Arbëria pretendon se pas ndeshjes disa pjesëtarë të stafit dhe futbollistë të saj janë sulmuar nga persona zyrtarë të Rilindjes dhe disa tifozë duke bërë të ditur se disa prej tyre kanë marrë tretman mjekësor.

Në anën tjetër, KF Rilindja i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se pas ndeshjes ka pasur konfrontim të trajnerit të Arbërisë dhe trajnerit të portierëve me gjyqtarët. Sipas Rilindjes, trajneri i portierëve nuk ka qenë pjesë e protokollit zyrtar të ndeshjes.

Në pamjet e publikuara shihen se prezent, ishin Policia e Kosovës si dhe ambulanca e ndihmës së parë.

Rilindja ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa institucionalë dhe ligjorë lidhur me pretendimet e Arbërisë, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Policia e Kosovës që rasti të hetohet dhe të merren masa ndaj përgjegjësve.

Të dy klubet e kanë dënuar dhunën dhe u shprehën se qëndrimi i tyre është në mbrojtje të sportit dhe respektit në futboll.

Teilen: