Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franko Foda, është i pranishëm në ndeshjen e Superligës, që po luhet ndërmjet Dukagjinit e Ballkanit, në Klinë.
Foda është mirëpritur nga udhëheqësit e klubit Dukagjini, të cilët i kanë dhuruar atij një fanellë të klubit nga Klina.
Foda për dallim nga selektorët e tjerë, është më shumë e më shpesh i pranishëm në stadiumet e futbollit në Kosovë, për të parë nga afër futbollistët të cilët mund t’i ofrojë në Kombëtare.