Tuesday, 24. March 2026
Sport

Pesë gola në Molde, Galatasaray triumfon në frymën e fundit 

GS 23/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra norvegjeze Molde ka treguar lojë të mirë para shikuesve të vet por mposhten në fund me rezultat 3:2 nga Galatasaray, në takimin e parë të play- off-it të Champions League në futboll.

Ndeshje e luftuar deri në fund dhe me raste shënimi.

Pesë gola të shënuar në stadiumin “Aker” në Molde, ku kënaqi 9.553 shikues. 

Galatasaray triumfon në frymën e fundit në Molde.

Sfidë me kthesa në rezultat, 1:0, 1:2, 2:2 dhe 2:3. 

Për Molden shënuan Ellingsen (8′), Haugen (56′) dhe për Galatasarayn realizuan Oliveira (25’), Icardi (29′), Midtsjo (90+3’.

Teilen: