• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli nuk ka dyshime: Këtë vit favorit për titullin është Juventusi sepse…

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy fitoret radhazi të Milanit kanë kthyer kuqezinjtë në shinat e duhura në kampionat. Nesër, vjen prova e radhës, një test impenjativ përballë Lacios që mund të tregojë realisht nëse kuqezinjtë e Piolit janë aty ku duhet për të rivalizuar për titullin kampion.

pioli

Vetë trajneri nuk e ka cilësuar një ndeshje vendimtare atë ndaj Lacios në konferencë për shtyp, teksa ka theksuar se në fakt është një skuadër tjetër që është favorite për të fituar në këtë sezon.

“Mund të thuhet se jemi mirë. Duam të gjejmë vazhdimësi që të bëjmë mirë në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve. Nesër është ndeshja më e rëndësishme. Kemi përjetuar gjithmonë gjithçka me shumë ekuilibër, derbi nuk ishte fundi i rrugëtimit tonë, por një fillim i ri nga i cili ta rinisim. Tani nuk jemi perfekt, nuk jemi të pagabueshëm, por mund të hedhim në fushë nesër paraqitjen tonë më të mirë.

Lacio luan bashkë prej vitesh, me një trajner të mirë dhe ka linja loje të dallueshme, me shumë shpejtësi dhe cilësi. Përtej momentit që po kalojnë, dhe janë mirë, janë një skuadër e fortë.

Titulli? Në maj do e shohim. Janë katër skuadra në luftë për titullin, me Juventusin favorite, sepse të mos luash në kupa të jep ndonjë pikë më shumë’, theksoi ndër të tjera Pioli në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

KOK organizoi konferencën “Forumi për Sportin”, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.