Tuesday, 28. April 2026
Sport

Pique “i shkel syrin” presidencës së Barcelonës

GS 20/03/2024 1 Min. Lesezeit

Pique dha një intervistë për rrjetin britanik “Sky Sports”, në të cilën eksploroi mundësinë për t’u bërë president i Barcelonës në të ardhmen: “Nëse mund ta ndihmoj klubin tim, pse jo… Unë kam qenë pjesë e Barcelonës që kur isha i vogël, duke shkuar në ‘Camp Nou’ çdo të diel.

Nëse mund ta ndihmoj klubin e zemrës, do ta bëja në çdo mënyrë. Edhe si president, është diçka që e ndjej brenda meje. Nuk mendoj se tani është koha, gjithsesi. Jam i fokusuar në ‘Kings League’, jemi në një proces zgjerimi të këtij kompeticioni.

Nuk e dini kurrë se çfarë të rezervon e ardhmja, por mund të jetë një opsion. Nuk më pëlqen kurrë t’ia mbyll dyert vetes.

Të jesh president i Barcelonës është një përgjegjësi e madhe, por unë mund të kem shumë ndikim në klub, nëse vendos ta provoj këtë rol në një moment. Në të ardhmen mund ta eksploroj si mundësi, por jo tani”.

Teilen: