• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
Wednesday, June 7, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Pirlo ‘thyen heshtjen’ dhe shpjegon largimin nga Karagmuruk

26/05/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Andrea Pirlo pranon se sezoni në krye të skuadrës turke Karagumruk ka qenë intensiv por në fund dëshira për të gjetur një sfidë të re ka mbizotëruar.

Ish-reprezentuesi italian është larguar nga skuadra turke me marrëveshje të përbashkët pas vetëm një viti në klub. Karagumruk konfirmoi largimin e Pirlos me një deklaratë zyrtare në fillim të kësaj jave dhe Pirlo tani ka thyer heshtjen në mediat sociale.

  

“Ka qenë një vit shumë i rëndësishëm dhe intensiv, plot rritje vetjake dhe profesionale”, ka thënë Pirlo në ‘Instagram’, përcjellë lajmi.net.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

“Kam njohur dhe vlerësuar një qytet të bukur dhe një kulturë ndryshe, por në fund ka mbizotëruar dëshira për të gjetur një sfidë të re. Dua të falënderoj Karagumruk dhe fansat e tij të mrekullueshëm që më kanë mbështetur që në fillim dhe që e kanë kuptuar zgjedhjen time. Duke filluar nga sot, ju keni një fans të ri.”

Ky ishte emërimi i dytë i Pirlos si trajner. Ai e filloi karrierën e tij menaxheriale në Juventus në 2020-21, duke fituar një Coppa Italia dhe një Supercoppa përpara se të shkarkohej nga klubi.

‘Bianconerët’ nuk arritën të ruanin titullin e Serie A nën drejtimin e Pirlos, duke parë Interin e Antonio Contes të kurorëzohej kampion i Italisë.

Mbetet për t’u parë se ku do të vazhdojë 44-vjeçari karrierën e tij si trajner, por në letra duket rikthimi në Serie A.

Pirlo fitoi 11 nga 34 ndeshjet e tij në krye të Karagumruk në 2022-23, duke e përfunduar sezonin në vendin e nëntë./Lajmi.net/

  


Next Post

“Gjelat” e Bayernit trembin tifozët

Categories

Categories

  • baseball
  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In