Sunday, 19. April 2026
Futboll

Pjesa e parë mbyllet me një gol në derbin e Merseyside. Shënon fillimisht Everton, por feston Liverpool (video)

GS 19/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë e derbit të Merseyside mes Everton dhe Liverpool që po luhet në stadiumin “Hill Dickinson”, është mbyllur 0-1 për të kuqtë. Sfidë e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Fillimisht ishin vendasit që gjetën golin në minutën e 27-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga Jordan Pickford dhe një krosimi në zonë, ishte me Iliman Ndiaye që dërgoi topin në rrjetë. Por, festa e Everton shkoi kot, goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Dy minuta më pas, Liverpool gjen golin e avantazhit me Mohamed Salah. Egjiptiani shënon pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Cody Gapko. Kujtojmë se ky është derbi i fundit për Salah, pasi do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Në dy sfidat e tjera, Aston Villa po fiton në shtëpi 2-1 ndaj Sunderland, ndërsa Nottingham po mundet 0-1 nga Burnley. Armando Broja gjendet në stol.

SHIKOGOLAT

Teilen: