Supersfida mes Lacios dhe Milanit, krijoi polemika të shumta, teksa 3 lojtarë të skuadrës kryeqytetase u ndëshkuan me karton të kuq, duke bërë që ekipi i Sarrit ta mbyllte sfidën me 8 lojtarë.
Në një reagim të bërë për DAZN pas ndeshjes, ish-arbitri Luka Mareli u shpreh se kartoni i kuq i tretë i dhënë për mesfushorin francez Guenduzi, për një reagim ndaj Pulisiç la shumë dyshime. Sipas tij kishte elemente për një ndërhyje nga VAR për të anuluar përjashtimin. Mareli është i mendimi se gjesti i mesfushorit francez nuk ishte për karton të kuq.
““Për mendimin tim, kishte elemente për një ndërhyrje VAR për të anuluar përjashtimin e Guenduzit. Nuk ka asnjë gjest që të çon në karton të kuq. Nuk kishte asnjë gjest të dhunshëm. Ai e meritonte kartonin e verdhë, por nuk ka arsye për kartonin e kuq”, u shpreh ish-gjyqtari.
Guendouzi head loss? Who would’ve thought 😂 https://t.co/X7k6kGQhNM
— Dr. Rajpal Brar, DPT (@3cbPerformance) March 1, 2024
PANORAMASPORT.AL