Wednesday, 13. May 2026
Sport

Pllana transferohet ne Poloni, i bashkohet Lechia Gdanskut

GS 09/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Bujar Pllana është larguar nga futbolli kroat për të vazhduar karrierën në Poloni.

22-vjeçari, të premten është prezantuar tek Lechia Gdansk, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

Lechia Gdansk është kthyer në elitën e futbollit polak.

Ai te skuadra polake është transferuar nga Slaven Belupo kurse në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Feronikelin e Trepçën ’89.

Gjithashtu, Pllana ka paraqitje edhe për Kosovën U19 e U21.

Teilen: