Tuesday, 26. May 2026
Sport

“Po rikuperohem”, Xhorxhina Rodrigez shtrohet në spital. Ja çfarë i ndodhi partneres së Kristiano Ronaldos

GS 25/10/2024 1 Min. Lesezeit

Xhorxhina Rodrigez, partnerja e futbollistit të famshëm Kristiano Ronaldo, ka kaluar katër ditë në spital për t’u trajtuar nga pneumonia.

Me anë të një postimi në Instagram, Xhorxhina e bëri vëtë të ditur lajmin teksa tha se është në gjëndje më të mirë shëndetësore dhe momentalisht po trajtohet në shtëpi.

Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”, shkroi partnerja e Ronaldos në postimi ku dukej krahu i saj me një infuzion.

 Ndër të tjera ajo falenderonte mjekët dhe stafin e spitalit të cilët kishin treguar kujdes të veçantë për yllin portugez.

Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital. Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, përfundoi Rodrigez.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: