Gjigantët e La Ligës, Barcelona fitoi dje ndaj Rayo Vallecanos, megjithatë mori një lajm aspak të mirë.
Kjo vjen në mes të raporteve se i riu Marc Bernal është vendosur për një periudhë afatgjatë jashtë fushës.
Bernal, nga ana e tij, u detyrua në një largim të parakohshëm nga takimi i Barcelonës në La Liga me Rayo Vallecano.
Sipas një shkrimi nga Toni Juanmarti i Diario Sport, Bernal ka pësuar një këputje të ligamentit ACL.
“Mesfushori i ri i Barçës, sensacioni i fillimit të sezonit për djemtë e Hansi Flick, thuhet se ka grisur ligamentet e kryqëzuara në gjurin e tij të majtë, sipas burimeve pranë dhomës së zhveshjes”, shkruan ai.
Nëse kjo konfirmohet, atëherë Bernal do jetë jashtë fushave për shumë kohë.
/GazetaBlic Sport/