Thursday, 23. April 2026
Sport

Pogba merr vendimin e papritur te Juventusi

GS 02/07/2023 1 Min. Lesezeit

Paul Pogba kaloi një sezon për tu harruar te Juventusi.

Ende pa filluar sezoni 2022/23, mesfushori francez pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.

Në të gjithë sezonin që lamë pas, Pogba arriti të paraqitje vetëm 9 herë për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha kompeticionet.

Por mesa duket, francezi po mendon të nisë sezonin e ri me këmbë të mbarë.

Pas ditëve që kaloi në Miami, Pogba ditën e sotme është rikthyer në Torino dhe nesër do të fillojë stërvitjen. Ndërsa javën e ardhshme, do të rikthehet pjesa tjetër e skuadrës.

Teilen: