Botërori 2026 nis pas pak javësh, por njëra prej tri vendeve organizatore kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës. Edhe pse prej javësh janë mësuar emrat e 48 skuadrave pjesëmarrëse asgjë nuk ka përfunduar.
Konflikti në Lindjen e Mesme është transferuar edhe në fushë ku Irani ka kërkuar që të luajë takimet e veta në Meksikë. Kërkesë kjo e refeuzuar nga FIFA, e cila në orët e fundit ka marrë një tjetër më të çuditshme.
Sipas prestigjozes Financial Times, Donald Trump, nëpërmjet të dërguarit të tij pranë FIFA-s, mësohet se i ka kërkuar Gianni Infantino-s që të zëvendësojë Iranin me Italinë.
Sipas burimit që zbuloi këtë lajm, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konsideron Italisë si kombëtaren ideale për të zëvendësuar Iranin. Burimi shpjegon se palmaresi i katër herë kampionëve të botës kanë qenë faktori përcaktues në zgjedhjen e bërë nga Trump.