Wednesday, 13. May 2026
Sport

Prapaskena/ Interi e ka piketuar për verën, Zaneti ka darkuar me zbulimin e Serisë A

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

Niko Paz dhe Havier Zaneti, të kapur në darkë së bashku. Lajmi vjen nga “Tuttosport”, sipas së cilës fantazisti i Komos dhe zëvendëspresidenti i Interit janë parë duke darkuar në një restorant buzë liqenit. Niko Paz, mesfushori argjentinas i Komos

Niko Paz, mesfushori argjentinas i Komos

Takimi është komentuar nga protagonistët si një “bisedë miqësore”, pa ndonjë domethënie zyrtare, të paktën sipas versionit zyrtar. Ky takim vjen në një moment kur emri i Niko Paz është përfolur si një objektiv i mundshëm i merkatos për Interin.

Megjithatë, ky “feeling” duhet mbajtur nën vëzhgim, sepse prej muajsh Zanetti është sponsori kryesor i bashkëkombësit të tij për një transferim te Interi.

Sa i përket Nico Paz, Real Madridi ka një opsion për ta riblerë, ndërsa Komo synon ta mbajë në skuadër. Pikërisht në ndeshjen e fundit në Torino, trajneri Inzaghi eksperimentoi me një modul 3-4-2-1, formacion që do t’i shkonte për mrekulli stilit të lojës së Paz.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: