Julian Nagelsmann nuk do të jetë më trajner i kombëtares gjermane. Sipas një burimi pranë Federatës Gjermane të Futbollit, 38-vjeçari nuk është shkarkuar vetëm për shkak të pagës së tij të lartë.
Siç dihet Nagelsmann ka edhe dy vite kontratë me Federatën ndërsa paga e tij vjetore është plot 7 milionë euro. Nëse trajneri do të shkarkohej atëherë për Federatën Gjermane të Futbollit do të ishte një humbje e madhe financiare.
Mësohet se krerët e Federatës Gjermane të Futbollit shpresonin se Nagelsmann do të ndiqte shembullin e Koeman, i cili pas eliminimit përballë Marokut dha dorëheqjen nga stoli i “Tulipanëve”. A.V.
Teilen: