Përballë Kroacisë, Anglia tregoi dy fytyra. Një përpara pushimit mes pjesëve dhe një tjetër në pjesën e dytë. Për ata që mendojnë se çfarë fshihet pas shndrrimit të “Tre Luanëve” përgjigja është e thejshtë.
Thomas Tuchel nuk ishte aspak i kënaqur me mënyërn se sa lehtë pësoi dy golat skuadra e tij. Në pushimin mes pjesëve ai u ka thënë lojtarëve që të tregojnë sa vlejnë duke i motivuar. “Nëse duhet të humbim atëherë ta bëjmë duke luajtur stilin tonë të lojës”, u ka thënë Tuchel lojtarëve.
Gjermani ishte kritik edhe me FIFA-n. Momenti i këndimit të himneve Tuchel ka qenë në qendër të fokusit të kamerave pasi në Angli flitet shpesh për faktin se ai nuk këndon “God Save the King”. “Ishin të gjithë para meje. Pres që FIFA të marrë masa pasi nuk është diçka normale që një trajner të mos shikojë dot lojtarët e tij gjatë momentit të himneve”, tha Tuchel, i cili nuk priti mirë faktin se në start të garës ishte i rrethuar nga fokusi i kamerave. A.V.