Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio do të jetë sonte në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur nga afër duelin Shqipëri-Çeki.
Por ai nuk të jetë për të shikuar mesfushorin Kristjan Asllani, por për një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për Tomas Souçek, futbollistin e Çekisë që luan për Uest Hemin.
Ai është një ndër preferencat e trajnerit të zikaltërve, Simone Inzagi. Souçek është mesfushor klasik dhe në sezonin e tij të parë në Angli, ai ishte lojtari i Premier Ligës që fitoi më së shumti duele ajrore, në 2021-2022 i pesti dhe vitin e kaluar i treti.
Kontrata e lojtarit me Uest Hemin skadon në vitin 2024, megjithëse sipas “The Athletic”, ai ka rinovuar kontratën e tij shtatorin e kaluar, deri në vitin 2027, me një rritje vendimtare të pagës prej pak më shumë se 2 milionë euro neto.
Interi, megjithatë është gati të bëjë një lëvizje për të kompletuar mesfushën.
PANORAMASPORT.AL