Friday, 1. May 2026
Sport

Preferoi Stockport-Port Vale përballë PSG-Bayern, Guardiola bën ironi: Ndeshja e Championsit luhej mes dy skuadrave të dobta!

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

Të martën në mbrëmje Josep Guardiola ka qenë mes atyre pak personave, të cilët kanë humbur spektaklin që ofroi ndeshja mes PSG-së dhe Bayern-it.

Fakti se City i tij nuk kishte asnjë impenjim në fushë nuk ka lënë shumë justifikime për trajnerin, spanjoll, i cili atë mbrëmje ishte shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen Stockport-Port Vale.

“Pashë kalendarin dhe kur vura re takimin PSG-Bayern i thash vetes: Ndeshje e dobët, me menaxherë m… dhe lojtarë të dobët”, iu përgjigj Guardiola gazetarit që e pyeti sot se përse ishte në shkallët e “Edgeley Park”.

Më pas trajneri i City-t la ironinë dhe sqaroi: “Dashuroj futbollin anglez dhe prandaj shkova atje. Ndeshjen mes PSG-së dhe Bayern-it e ndoqa ritransmetim kur u ktheva dhe e shijova me një gotë verë”.

Teilen: