John Stones ka shënuar gol në minutën e 95-të për fitoren shumë të vështirë të Manchester Cityt në transfertë ndaj Wolvesit me rezultatin 2-1.
Jorgen Strand Larsen shënoi golin e avantazhit për Wolves që në minutën e shtatë të ndeshjes.
Josko Gvardiol barazoi 1-1 në minutën e 33-të, para se Stones të shënonte me asistim të Phil Foden në minutën e 95-të për t’i dhënë suksesin skuadrës së Guardiolës.
City ka 20 pikë nga tetë ndeshje në Premier League dhe vazhdon garën e fortë për titull.
Wolvesi është i fundit me vetëm 1 pikë.