Wednesday, 21. January 2026
Sport

Premier League/ U vlerësua me notën 8, Broja rigjen vetveten përballë Newcastle

GS 31/12/2025 1 Min. Lesezeit

Fundi i vitit 2025 përkon me rikthimin e madh të Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar i Burnley-t pas një starti të dobët të sezonit me ekipin e tij të ri tani duket se po rigjen shkëlqimin e munguar prej muajsh.

Ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik për Burnley-n nuk ishite aspak pozitive pasi Neëcastle mundi të besuarit e Scot Parker me shifrat 3-1 në “Turf Moor”.

I vetmi që “shpëtoi” nga kjo humbje e Burnley-t ishte Armando Broja, i cili është vlerësuar për paraqitjen e bërë jo vetëm se ishte autori i asistit të golit të vetëm të shënuar nga vendasit, por edhe për impaktin që pati gjatë takimit. “Ishte në absolut më i miri, dhuroi gjithçka kishte për kauzën. Asistoi Laurent në golin e shënuar”, ishte komenti për notën 8 të vendosur.

Teilen: