Wednesday, 21. January 2026
Sport

Premier League/ United shkarkon Amorim, Fletcher do të jetë trajneri i përkohshëm

GS 05/01/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka vendosur për të ndryshuar trajner. Ruben Amorim është shkarkuar nga posti që mbante në klub. Barazimi 1-1 përballë Leeds ka shtyrë drejtuesit e skuadrës që të marrin këtë vendim të vështirë me United që mban vendin e gjashtë në klasifikim.

Sipas medieve britanike pasuesi i Amorim do të jetë trajneri aktual i skuadrës së 18-vjeçarëve të United, Darren Fletcher.

Teilen: