Manchester City do të mësojë në fillim të vitit të ardhshëm, vendimin për apelimin e tij kundër atij që e shpalli fajtor për thyerje të rregullave financiare të Premier League.
Por kjo çështje rrezikon që të ketë pasojë që shkojnë përtej fushës me pasoja politike në raportet mes klubit anglez dhe drejtuesve institucionalë britanikë.
Sipas David Kogan, përgjegjës i IFR(Independent Football Regulator), procedimi do të ekzaminohet brenda mesit apo fundit të janarit. ”Do të marrim një vendim në bazë të provave”, deklaroi ai.
Manchester City, ndërkohë vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij se ka në zotërim argumente vendimtarë për të përmbysur vendimin.
Një komision i pavarur e shpalli fajtor Cityn për thyerje të normave financiare në përiudhën 2009-2018 në kuadër të një prej skandaleve më të mëdhenj në historinë e sportit britanik.
Sipas akuzës, janë manipuluar bilancet përmes akordeve false për 900 milionë paundë në harkun e 9 sezoneve.