Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shfrytëzuar vizitën e fundit në Dubai për të bërë disa deklarata rreth së ardhmes së dy “Zhoao”-ve të ekipit, Feliks dhe Kanselo.
Numri një i Barçës ishte më se i kënaqur me paraqitjen e të dy lojtarëve dhe siguroi se po punohej për të mbyllur vazhdimësinë e të dyve edhe për sezonin e ardhshëm: “Kanselo dhe Feliks kanë luajtur në një nivel shumë të lartë që kur kanë ardhur. Klubi mund t’i mbajë ata për sezonet e ardhshme.
Ne planifikojmë të fillojmë negociatat për ta së shpejti. Kemi marrëdhënie të mira me Mançester Sitin dhe Atletikon e Madridit, ndaj mendoj se në fund do të gjejmë një kompromis në interes të përbashkët”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL